Prishtinë, 9 korrik – Rron Bexheti është shqiptari që ofron zgjidhje për krizën e strehimit në Romë. Të paktën këtë ka tentuar ta bëjë me projektin e tij “Jeta e murit – bashkëbanim në murin Aurelian”, me të cilin ka zënë vendin e parë në garën e arkitekturës “Sfida e jetesës kolektive në Romë”.
Ai së bashku me miqtë e tij Karin Frykholm dhe Lisa Fransson kanë punuar për herë të parë në një projekt me të cilin ia kanë mësyrë një gare ndërkombëtare. Që të tre janë studentë në nivelin master, në Universitetin e Arkitekturës, në Lund të Suedisë. Frykholm dhe Fransson kanë përfunduar studimet bazike në Shkollën e arkitekturës “Umea” në Suedi, ndërsa Bexheti ka përfunduar studimet bazike në universitetin “Beykent”, në Stamboll. Të tre së bashku ishin ngarkuar me dizajnimin e një koncepti për bashkëjetesë të përballueshme.
“Qëllimi ishte të krijohen vendbanime kolektive me cilësi të jetës së lartë, por me çmime të ulëta, si dhe të krijohet një mënyrë e jetesës e vetëqëndrueshme dhe që nuk dëmton ambientin”, ka thënë Bexheti në lidhje me projektin.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Kryeministri Kurti në Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecie
-
“C0ntainp0rary” dokumenton përgjigjen e Kosovës se “si mund të jetojmë së bashku”
-
110 portrete nga Lulzim Behxheti, të ardhurat u dedikohen fëmijëve me autizëm
-
Shqipëria në Venecia me kapitullin për fqinjësinë para dhe pas demokracisë
-
Maksut Vezgishi synon Venecian me realitetin kosovar e global