“Si do të jetojmë së bashku?”, është koncepti kuratorial që ka zgjedhur presidenti i Bienales së Venecias, Pablo Baratta, së bashku me kuratorin e edicionit të 17-të të ekspozitës ndërkombëtare të arkitekturës, Hashim Sarkis, shkruan sot Koha Ditore.
E ky titull do të jetë një sfidë për arkitekti Maksut Vezgishi, i cili të premten është emëruar kurator i Pavijonit të Kosovës në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare. Ka thënë se për kurimin e Pavijonit të Kosovës do të niset nga mjedisi i vendit për të prekur tema që e preokupojnë shoqërinë edhe në aspektin global.
Komisare e Pavijonit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është emëruar Jehona Shyti, e cila është drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në këtë ministri. Edicioni i sivjetshëm do të mbahet prej 23 majit deri më 29 nëntor. Është hera katërt që Kosova përfaqësohet në këtë ngjarje. Hashim Sarkis me titullin e ekspozitës “Si do të jetojmë së bashku?” (How will we live together?) u ka bërë thirrje arkitektëve që të imagjinojnë hapësira për të jetuar së bashku.
E sesi do ta përthekojë këtë udhëzim Vezgishi, pritet të shihet pasi që edhe tema me të cilën do të përfaqësohet Republika e Kosovës në këtë ngjarje do të jetë brenda këtij koncepti.
Arkitekti nga Prizreni, Vezgishi, ka thënë se ky është një moment të cilin një artist e pret dhe e ëndërron. “Unë i takoj gjeneratës së parë të arkitektëve të Kosovës. Bienalja e Venecias për Art dhe Arkitekturë dhe në disiplina që ndërlidhen në vazhdim është një ndër ngjarjet kryesore vite me radhë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)