E vendosur përgjatë kufirit Spanjë-Portugali, toka në të cilën ndodhen gurët përfshin rreth 1 mijë e 500 hektarë. Para se të jepnin një leje për të filluar plantacionin e avokados, autoritetet rajonale kërkuan një studim, i cili nga ana e tij zbuloi gurët. Në lokalitetin La Torre-La Janera, arkeologët gjetën lloje të ndryshme megalitesh, duke përfshirë gurë në këmbë, dolmen, tuma, kuti guri në formë e arkivoli që varionin nga tre deri në dhjetë metra të lartë
(Art News) – Një nga komplekset më të mëdha megalitike në Evropë u zbulua në Huelva të Spanjës. Më shumë se 500 gurë të vendosur në formë vertikale u gjetën gjatë një studimi të tokës për një plantacion avokadoje.
E vendosur përgjatë kufirit Spanjë-Portugali, toka në të cilën ndodhen gurët përfshin rreth 1 mijë e 500 hektarë. Para se të jepnin një leje për ta filluar plantacionin e avokados, autoritetet rajonale kërkuan një studim, i cili nga ana e tij zbuloi gurët.
Në lokalitetin La Torre-La Janera, arkeologët gjetën lloje të ndryshme megalitesh, duke përfshirë gurë në këmbë, dolmen, tuma, kuti guri në formë e arkivoli që varionin nga tre deri në dhjetë metra të lartë.
“Ky është koleksioni më i madh dhe më i larmishëm i gurëve në këmbë të grupuar së bashku në gadishullin Iberik”, ka thënë tha për “France-Presse” José Antonio-Linares nga Universiteti i Huelvas dhe një nga bashkëdrejtuesit e projektit. Linares shtoi se gurët më të vjetër në këmbë në vend ka të ngjarë të ishin ngritur gjatë gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të gjashtë ose të pestë para erës sonë
“Gurët në këmbë ishin gjetja më e zakonshme, me 526 prej tyre ende në këmbë ose të shtrirë në tokë”, shpjeguan studiuesit në një artikull të qershorit të botuar në revistën arkeologjike parahistorike spanjolle “Trabajos de Prehistoria”.
Një nga karakteristikat më të habitshme të gurëve, megjithatë, ishte shumëllojshmëria e grupimit të tyre në një vend.
“Gjetja e shtrirjeve (një rregullim linear i gurëve në këmbë përgjatë një boshti të përbashkët) dhe dolmenëve (një varr megalitik i përbërë nga dy ose më shumë gurë në këmbë të mbivendosur me një gur të madh e të sheshtë) në një vend nuk është shumë e zakonshme. Këtu gjen gjithçka së bashku – rreshtime, krome dhe dolmenë – dhe kjo është shumë e habitshme”, ka shpjeguar Primitiva Bueno, bashkëdrejtuese dhe profesoreshë e historisë në Universitetin “Alcalá”.
Edhe
Gjurmëve të “shkrimit” 40 mijë vjet të vjetër
Sipas studiuesve, shumë prej gurëve në këmbë u grupuan në 26 rreshta të vendosur në majat e kodrave për të parë lindjen e diellit gjatë solsticeve të verës dhe dimrit dhe ekuinokseve të pranverës dhe vjeshtës.
Arkeologët planifikojnë të vazhdojnë gërmimet aty deri në vitin 2026, pasi shumë prej gurëve ende besohet se janë të varrosur. Ata planifikojnë të hapin një pjesë për vizitorët diku nga viti e ardhshëm.
“Konservimi i shkëlqyer” i vendit, sipas Bueno, ka qenë çelësi për të kuptuar gjetjen.