Është duke e portretizuar fytyrën e buzëqeshur të aktores, së cilës pak ditë më parë iu dha lamtumira e fundit.
Piktorja nga Gjakova, Argenita Fetahu është mbyllur në shtëpinë e saj dhe gjatë kësaj kohe të pandemisë për “Express” e ka realizuar portretin e aktores Leze Qena.
Nga atelieja, ajo rrëfen se si kjo gjendje po ndikon në veprat e saj.
Në mars të këtij viti, Argenita Fetahu hapi ekspozitën personale në Prishtinë. Pikturat e saj kanë pikë referimi raportin mes së shkuarës dhe së tashmes.
Figura e nënës është personazh në njëmbëdhjetë pikturat e ekspozitës “Përtej”, e cila hapi programin artistik për vitin 2020 të Galerisë së Ministrisë së Kulturës. Kjo galeri po i ekspozon online veprat e Fetahut.