Materiali i radhës e sjell punën e artistes që në pandemi nisi të përkushtohet plotësisht për prirjen që e kishte nga fëmijëria. Puna e Marigonës njihet tashmë edhe përmes rrjeteve sociale aty ku i ekspozon vazhdimisht portretet që i realizon. Për të siç shprehet me rëndësi është që portreti të jetë sa më real, derisa përmend se kërkesat i ka nga shtetet e jashtme.
Vetëm përmes brushave e ngjyrave arrin t’i realizojë të gjalla portretet e kujtdo.
Arti i pikturës, për Marigona Qenën, që në moshë fëmijërie ishte fusha në të cilën ajo e gjente veten.
Por edhe për të, si për shumë artistë të tjerë, pandemia ia trasoi rrugën drejt këtij arti.
Standardi jetësor në vend, sipas Marigonës, bën që kërkues më të mëdhenj të portreteve të saj të jenë shqiptarët mërgimtarë, që përmes “gona_artwork”, faqes në Instagram, i bëjnë porositë e tyre.
Në mesin e të gjitha pikturave që e rrethojnë çdo ditë, njëra mbetet gjithnjë e veçantë për artisten.
Gjithnjë punon me të njëjtën teknikë për t’i sjellë sa më reale punimet e saj, derisa shprehet e kënaqur edhe me mundësinë e furnizimit të materialit që i duhet.
Çka nënkupton në të vërtetë piktura për të?
Artistja e përafron punën e saj me atë të shkrimtarëve për nga mundësia e shprehjes përmes artit, veçse në mënyrë vizuale.
Prirjen e saj dhe admirimin ndaj pikturës e degëve të saj duket hapur ta ketë trashëguar edhe vajza e saj 6-vjeçare.
Momentet më të këndshme për të ëmën janë kur të bijën e ka pranë, teksa me ëmbëlsi e përcjell interesimin e saj për pikturën.