Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me rastin e 18 Prillit, Ditës Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, organizon sot disa aktivitete.
Aktiviteti kryesor, hapja e ekspozitës së përhershme të veshjeve, mbahet në lokalet e Ansamblit, transmeton Koha.net.
Para kësaj, trupa artistike do të zhvillojë një defile, me kostume, përgjatë rrugës “Nënë Tereza” nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe anasjelltas.
Në fund të defileut grupi i valleve do të ekzekutojë një kolazh koreografik, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me saktësisht në amfiteatrin përbri hotelit “Grand”.
Agjenda e programit:
15:00- 15:15 Defile në sheshet e Prishtinës
Edhe
Ansambli “Shota” performon në qendër të Prishtinës
15:20- 15:40 Shfaqja e një kolazhi koreografik- Sheshi “Zahir Pajaziti”
16:15 Hapja e Ekspozitës, në lokalet e AKKV “Shota”
16:45 Koktej i përbashkët, me mysafirë