Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Ana dhe Zefi”, premierë në TKK

Si pasojë e gjakmarrjes, krijohen shtigje enigmatike, të cilat nuk kanë zgjidhje për shkak të dokeve dhe zakoneve që ia marrin jetën njeriut.

Ky është një ndër konstatimet e dramës tragjike “Ana dhe Zefi”, me regji të Erson Zmberit, e cila u shfaq premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, transmeton emisioni Express në KTV.

Shfaqja sjell një përshkrim të ndjeshëm të dy të rinjve që luajnë në të panjohurën me plot dashuri.