Kulturë

Aleksandër Moisiu ecte para kohe në teatrin modern evropian

Hapat e tij artistikë nuk ishin në përputhje me kohën që i takonte. Ecte para saj. Kjo e bënte të veçantë aktorin me nam botëror, Aleksandër Moisiu. Ishte i pazakontë për vitet, kur u ngjit nëpër skenat më të famshme të botës.

Ndodhi që Hamletin - rol ky që e luajti gjatë gjithë jetës - ta interpretonte edhe me rroba të zakonshme, pa pasur nevojë për kostume të shfaqjes. E interpretimin e tij shkrimtarë të përmasave botërore e kanë përshkruar si diçka midis aktorit e magjistarit.

“Mund të thuhet se Aleksandër Moisiu ishte një pionier i teatrit modern evropian”, ka thënë gazetari e kritiku gjerman i teatrit, Rüdiger Schaper, të premten, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, si autor i librit biografik “Aleksandër Moisiu”. Në promovimin e këtij libri të përkthyer në shqip nga Feride Berisha, i botuar nga shtëpia botuese “Pa” dhe qendra “Multimedia”, pas një leximi të shkurtër të Schaper, nëpërmjet një incizimi është dëgjuar edhe zëri i Moisiut përderisa më 1912 interpretonte monologun “Të jesh apo të jesh” në rolin e Hamletit.

Kritiku i teatrit që ka punuar rreth dy vjet e gjysmë për këtë libër biografik, ka thënë se Hamleti ka qenë ndër rolet e përjetshme të Moisiut. Ka treguar edhe për një gjë të pazakontë për këtë rol.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)