Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Albulena Kryeziu në krye të Teatrit të Gjakovës

Aktorja Albulena Kryeziu - Bokshi do të jetë në krye të Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Ajo do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të operacioneve të teatrit, duke përfshirë prodhimin, financimin dhe administrimin.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Kryeziu-Bokshi e ka dëshmuar kapacitetin e saj në aktrim dhe tash me përkushtim do ta menaxhojë edhe teatrin.

“Albulena e ka dëshmuar kapacitetin e vet në fushën e aktrimit dhe jam i bindur se të njëjtin përkushtim do ta ketë edhe në menaxhimin e njërit prej institucioneve më të dashura të qytetit tonë. Si kryetar i komunës jam i gatshëm të ofrojë tërë ndihmën e nevojshme për drejtoreshën e re të teatrit dhe për tërë stafin e këtij institucioni”, ka shkruar Gjini.

Gjatë viteve të fundit, Albulena Kryeziu-Bokshi, ka luajtur disa role të ndryshme duke pasur ndikim në zhvillimin dhe suksesin e shumë prej prodhimeve të teatrove në Kosovë.