Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Aktivitete kulturore nga të rinjtë e Kaçanikut

Legjenda e Rozafatit është vetëm një nga performancat që po përgatisin këta nxënës.

Përmes roleve të ndara në dy grupe, ata po e shtjellojnë legjendën për kështjellën e njohur të Shkodrës.

Valle të ndryshme tradicionale janë pjesë e vazhdueshme e ushtrimeve të këtyre nxënëseve të shkollës “Agim Bajrami” në Kaçanik.

Këto aktivitete do të vazhdojnë deri më 11 tetor dhe do të jenë pjesë e festivalit të valleve dhe lojërave tradicionale në Stagovë.

Përmes këtij projekti po synohet që të rinjtë të jenë sa më afër traditës muzikore shqiptare. Shtatë instrumente të çiftelisë me një kitarë përbëjnë gërshetimin tjetër muzikor.

Në këtë program janë përfshirë edhe dy të rinj në mënyrë që ta njohin më mirë lojën në këtë instrument. Këto aktivitete kulturore po zhvillohen nga Shoqëria Kulturore Artistike "Tingujt e Vendlindjes", e cila është përfituese e grantit të CDF-s.

Edhe “Orteke” e Kazakistanit synon UNESCO-n Kulturë “Orteke” e Kazakistanit synon UNESCO-n

Të gjitha përgatitjet do të finalizohen me një aktivitet që do të mbahet më 13 tetor.

Ky projekt është pjesë e programit “BRICK”, i cili ka për qëllim zhvillimin e të rinjve në shumë fusha.