Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Njihemi me instrumentet e vjetra shqipe

Instrumentet muzikore si fyelli dhe çiftelia janë pjesë e pandarë e traditës sonë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ne të njihemi më afër me këto instrumente dhe të mësojmë më shumë për to. Këtë e arritëm falë instrumentistëve Gent Hoxha dhe Qëndresa Bunjaku, të cilët na njoftuan më shumë për instrumentet e tyre dhe tingujt që mund të krijojmë me to.

Tradita jonë është e mbushur me këngë kushtuar dashurisë ndaj atdheut dhe është shumë e bukur kur ju fëmijë i këndoni këto këngë me zemër. Shumë prej tyre përcillen me çifteli si instrument i vjetër muzikor, me të cilën u njohën fëmijët në këtë takim. Ashtu siç e interpretuan fëmijët e kopshtit “Elena” këngën “Xhamadani vija-vija” nën përcjelljen e tingujve të çiftelisë dhe kitarës.

Kureshtja e fëmijëve për këto instrumente ishte shumë e madhe, madje ata nuk hezituan të provonin të luanin në to me ndihmën e Gentit dhe Qëndresës.

E kënga e preferuar e fëmijëve ishte “Dita e Pavarësisë” nga Ilir Shaqiri, të cilën e këndonin me shumë emocion dhe e përcillnin duke vallëzuar nën tingujt e instrumenteve tani të njohura dhe të dashura për fëmijët.