Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Aktivistët e klimës shënjestrojnë veprën “Girl with a Pearl Earring”

(DW) – Policia holandeze ka arrestuar tre persona, pasi aktivistët e klimës shënjestruan pikturën e famshme të Johannes Vermeer “Vajza me një vath perlë” në një muze në Hagë.

Imazhet e rrjeteve sociale shfaqën aktivistët duke hedhur atë që dukej si supë mbi pikturën në muzeun “Mauritshuis”.

Një person u ngjit pas pikturës, e cila ishte pas xhamit, dhe një tjetër në murin pranë kryeveprës. Një person i tretë hodhi një substancë të panjohur në pikturë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona për “dhunë publike ndaj pronës”. Më vonë është njoftuar nga autoritetet se të arrestuarit ishin belgë, një 42-vjeçar dhe dy 45-vjeçarë.

“Ata janë në paraburgim dhe po merren në pyetje”, ka thënë policia e Hagës.

Edhe Muzeu holandez ia huazon Japonisë veprën me nam të Vermeerit Kulturë Muzeu holandez ia huazon Japonisë veprën me nam të Vermeerit

Nga muzeu u është thënë mediave lokale se piktura e famshme ishte e padëmtuar dhe se do të vihej përsëri në ekspozim "sa më shpejt të jetë e mundur".

"Arti është i pambrojtur dhe ne e dënojmë fuqishëm përpjekjen për ta dëmtuar atë për cilindo shkak", është thënë nga “Mauritshuis” në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP.

Aktivistët e klimës u zbuluan edhe si anëtarë të grupit aktivist të mjedisit “Just Stop Oil” për nga këmishët që kishin veshur.

“Si ndiheni kur shihni diçka të bukur dhe të paçmueshme duke u shkatërruar para syve tuaj”, ka thënë një nga aktivistët në një video që po qarkullon në rrjetet sociale. “Kjo pikturë mbrohet nga xhami, por e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mbrohet”.

Ai ka vazhduar duke thënë se zemërimi i njerëzve ishte se e ndienin duke parë planetin duke u "shkatërruar para syve tanë".

Edhe Dënim me burgim për ato që sulmuan me supë veprën e Van Goghut Kulturë Dënim me burgim për ato që sulmuan me supë veprën e Van Goghut

MST: Piktura e fundit e shënjestruar nga protestuesit e klimës

Incidenti është i fundit në një varg dukurish të ngjashme, me protestuesit e klimës që hedhin supë ose ushqim në veprat e famshme të artit për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë një deklaratë në lidhje me rreziqet e ndryshimeve klimatike.

Aktivistët e klimës nga “Just Stop Oil” hodhën supë në "Sunflowers" të Vincent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës rreth dy javë më parë, teksa aktivistët në Gjermani hodhën pure patatesh ditë më parë në një pikturë të Claude Monet në Potsdam, një qytet afër Berlinit, si protestë ndaj prodhimit të karburantit fosil.

Të dy pikturat, si me atë të Vermeer-it, ishin të mbyllura nga mburoja prej xhami dhe nuk u dëmtuan.

Edhe Vepra e Monet “Lulëkuqet” nuk u shpëton aktivistëve të klimës Kulturë Vepra e Monet “Lulëkuqet” nuk u shpëton aktivistëve të klimës

Aktivistët e klimës në Evropë janë vënë pas pikturave të famshme gjatë verës për të protestuar kundër projekteve të reja të nxjerrjes së gazit dhe naftës.

Protestat janë shtuar derisa liderët botërorë përgatiten të mblidhen muajin e ardhshëm në Egjipt për konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara për klimën.