Pas zbritjes nga Everesti më 1953, sir Edmund Hillary do të merrte urime nga e tërë bota, si perëndimori i parë që kishte mbërritur në maje – por në të njëjtën kohë edhe nënqeshje, pasi që kishte thënë se në borë lart kishte vërejtur fërkeme të “yetive”.
Shtatë vjet më vonë, Hillary do të kthehej në Himalaje për të gjetur prova për pretendimet e tij. Ai nuk do të gjente asgjë – por do të mund ta gjente veten në filmin e animuar “Abominable” të filmbërëses Jill Culton, që sjell rrëfimin për një eksplorues në moshë, Burnishin, i vendosur për të kapur krijesën mitike, vetëm për t’ua mbyllur gojën atyre që talleshin me të, transmeton Koha Ditore.
Filmi më i ri i “DreamWorks Animation” zbardh në mënyrë delikate egon e brishtë mashkullore.
Megjithatë synimet e këtij filmi janë të dyfishta: filmi synon që përmes bishës së re, personazh kryesor, ta kalojë suksesin e franshizës “How to Train Your Dragon” (në këtë film të animuar, përbindëshi është Furia e Natës pa Dhëmbë – në esencë një qen i këndshëm), ashtu si edhe t’ua bëjë qejfin partnerëve kinezë, me një udhëpërshkrim nëpër Azi, që përshkon megalopolet drejt Yangtzes e nëpër Gobi, tek statuja e gjatë e Budës, e gdhendur gjatë dinastisë Tang.
Aventura është pjesë e synimit të tre të rinjve – Yi (Chloe Bennet e “Agents of S.H.I.E.L.D.”), Peng (Albert Tsai) dhe Jin (Tenzing Norgay Trainor) — për ta shoqëruar krijesën mitike “yeti”, të cilën e kanë quajtur Everest, drejt kulmit të botës me po të njëjtin emër.
Edhe
Brad Pitt lufton për mbijetesë në filmin e ri
Rrugëtimi është mbresëlënës për personazhet, por më pak për audiencën, së cilës i duhet të bëjë kapërcime të shpeshta, sidomos kur evokohen filmat e tjerë për fëmijë, të cilët do t’i shikonim më me ëndje, përfshirë skenën me boronica gjigante, si të ishin nga fabrika e çokollatave e Willy Wonkas.
Filmi fillon me një veprim të guximshëm të Everestit, që ikën nga vendi në të cilin e mban zoologjia e Burnishit, Dr. Zara (Sarah Paulson), një adhuruese e vetëshpallur e kafshëve, që në krah ka një brejtës me veshë të mëdhenj, njëjtë si piratët që mbajnë papagajtë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)