“Kur synon lartë, atëherë prit lartësinë”, thotë ish-mësuesja nga Hong Kongu, Tsang Yin Hung.
Është një frazë që ajo shpesh e përsëriti me shoqërinë, para se të thyente rekordin për pushtimin më të shpejtë të Mount Everestit (8848 metra) nga një grua. Ajo e bëri këtë të dielën e kaluar, raporton BBC.
Tsang 45-vjeçare arriti në majën më të lartë në botë nga kampi bazë për 25 orë e 50 minuta. Ishte mjaftueshëm shpejt për të thyer rekordin e kaluar të vendosur nga një alpiniste nepaleze në vitin 2017, për më tepër se 12 orë.
“Ndjehem e lehtësuar dhe e lumtur, pasi nuk po shikoj të thyejë rekorde. Thjeshtë doja të sfidoja veten”, ka deklaruar Tsang për mediumet në Nepal.
Tsang ishte një prej tri alpinistëve që vendosën rekorde të reja në Everest në ditët e fundit.
Edhe
Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë
Të dielën e kaluar, Arthur Muir 75-vjeçar u bë amerikani më i vjetër që u ngjit në majën më të lartë në botë, ndërsa 46-vjeçari Zhang Hong nga Kina u bë të hënën personi i parë i verbër nga Azia që pushtoi majën më të lartë.
Disa qindra alpinistë kanë pushtuar majën më të lartë deri më tash në pranverë.
Ata e kanë arritur këtë përkundër rritjes së rasteve me koronavirus në Nepal dhe në kampin bazë në Evers që nga mesi i prillit.
Qeveria e Nepalit ka rihapur Everestin për të huajt në prill, pasi ishte mbyllur për një vit shkaku i pandemisë.
Tsang kishte bërë një tentim fillestar për të pushtuar majën më 11 maj, por moti i keq e detyroi të kthehej prapa. Por, e vendosur për të pushtuar majën më të lartë në botë, ajo u kthye një javë më vonë.
U largua nga kampi bazë në orën 13:20 me kohë lokale më 22 maj dhe arriti në majë në orën 15:10 në ditën tjetër, siç kanë njoftuar zyrtarët në Nepal.
Zakonisht alpinistët kalojnë disa ditë në kampe të ndryshme para se të arrijnë në majë.
Edhe
Adoleshenti thyen rekordin e ngjitjeve të 14 majave më të larta
Tsang theu rekordin e Phunjo Jhangmu Lamas së Nepalit që ishte ngjitur në majë për 39 orë e gjashtë minuta.
Tsang ia atribuoi rekordin aftësive të saj, punës ekipore dhe fatit.