Kulturë

Aleksandër Moisiu ecte para kohe në teatrin modern evropian

 

Hapat e tij artistikë nuk ishin në përputhje me kohën që i takonte. Ecte para saj. Kjo e bënte të veçantë aktorin me nam botëror, Aleksandër Moisiu. Ishte i pazakontë për vitet, kur u ngjit nëpër skenat më të famshme të botës.

Ndodhi që Hamletin - rol ky që e luajti gjatë gjithë jetës - ta interpretonte edhe me rroba të zakonshme, pa pasur nevojë për kostume të shfaqjes. E interpretimin e tij shkrimtarë të përmasave botërore e kanë përshkruar si diçka midis aktorit e magjistarit.