Kulturë

Kosova e Serbia përplasen në rrjete sociale për 1247 eksponatet që mbahen në Beograd

“Kjo kopse e punuar nga argjendi, e shekullit VI, e zbuluar në Nekropolin Verior të Ulpianës, Republika e Kosovës, është ndër 1247 eksponatet e koleksionit të trashëgimisë kulturore të mbajtura ilegalisht nga Serbia për më shumë se dy dekada. Serbia duke mos i kthyer në vendin e origjinës po shkel Konventat e UNESCO-s, marrëveshjen për kthim dhe dokumentin e Ahtisaarit”, ka shkruar në “Twitter” Ministria e Kulturës në Kosovë
 

Përderisa Ministria e Kulturës në Kosovë po e vazhdon fushatën me thirrje për kthimin e eksponateve që mbahen peng nga Serbia duke shkelur konventat ndërkombëtare, Ministria e Kulturës në Serbi shpërndan akuza se gjoja kishat e manastiret serbe në Kosovë janë në rrezik. Në kuadër të fushatës që ka nisur para disa muajsh, MKRS-ja nëpërmjet një fotografie në “Twitter”, ka bërë thirrje për kthimin e thesarit arkeologjik dhe etnografik, duke publikuar imazhin e një kopse të zbuluar në lokalitetin arkeologjik te Ulpianës.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë duke u përplasur në rrjete sociale sa u përket eksponateve të Kosovës që shteti serb i mban tash e 24 vjet. Përderisa Ministria e Kulturës në Kosovë po e vazhdon fushatën me thirrje për kthimin e eksponateve që mbahen peng nga Serbia duke shkelur konventat ndërkombëtare, Ministria e Kulturës në Serbi shpërndan akuza se gjoja kishat e manastiret serbe në Kosovë janë në rrezik.

Në kuadër të fushatës që ka nisur para disa muajsh, MKRS-ja nëpërmjet një fotografie në “Twitter”, ka bërë thirrje për kthimin e thesarit arkeologjik dhe etnografik, duke publikuar imazhin e një kopesë të zbuluar në lokalitetin arkeologjik te Ulpianës.