Kulturë

Kosova përmbys shtëpinë në Venecia me shenjat e migrimit

Pavijoni i Kosovës me “RKS2 Transcedent Locality” (RKS2 Lokaliteti Transcendent) gjendet në hapësirën ekspozuese “Arsenale”. Është vepër minimale në raport me hapësirën ku gjendet, por brenda thjeshtësisë që e posedon fsheh simbolika të shumta (Foto: Agon Dana/MKRS)
 

Instalacioni i dyshes Poliksen Qorri-Dragaj e Hamdi Qorri ka hapur edhe zyrtarisht dyert e Pavijonit të Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia pasditen e së premtes. Fut vizitorët brenda botës së emigrantëve, fton për debat. “RKS2 Transcedent Locality” (RKS2 Lokaliteti Transcendent), është i tillë edhe si prezencë e Kosovës. “Parashtrojmë pyetjen se çfarë ndodh me idenë e jetesës e të vendit të banimit. Pastaj si ndikon hapësira e re në pikëpamjen tënde sa i përket shtëpisë”, ka thënë Qorri-Dragaj

Duket një instalacion krejt i thjeshtë. Por nis të bëhet më kompleks kur vizitorët shpejt e marrin vesh se bëhet fjalë për një shtëpi të përmbysur. Në këtë rast, përmbysja nuk prek veç anën vizuale. Shkon përtej. Gjurmon në emocionalitetin dhe gjendjen e emigrantëve. Shtron pyetje për qasjen e tyre e njëkohësisht, bën thirrje për diskutim të hapur.

Fokusin e ka te ndikimi i tyre në arkitekturë e planifikim urban. Instalacioni i dyshes Poliksen Qorri-Dragaj e Hamdi Qorri ka hapur edhe zyrtarisht dyert e Pavijonit të Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës pasditen e së premtes. Fut vizitorët brenda botës së emigrantëve.