Gara evropiane e muzikës “Eurovision” këtë vit do ta ketë sloganin “Të bashkuar rreth muzikës”, derisa logoja e festivalit përmban zemra të cilat rrahin së bashku.
Sipas BBC-së, kjo reflekton origjinën e garës, e cila ishte krijuar si një eksperiment transmetues për ta bashkuar Evropën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë vit festivali do të zhvillohet në Britani të Madhe, saktësisht në Liverpool, për shkak të rrethanave të pasigurisë në Ukrainë, e cila e fitoi garën në vitin 2022.
Dy ngjyrat e flamurit të Ukrainës janë përdorur si inspirim për ngjyrën e logos për këtë vit.
Një ceremoni zyrtare e dorëzimit, e organizuar nga Rylan Clark dhe AJ Odudu, do të transmetohet nga salla e St George's në Liverpool në orën 19:00 sipas kohës lokale, të martën në BBC Two.
Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë.
Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues përpara finales së madhe e cila do të mbahet më 13 maj.
Britania e Madhe, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia janë automatikisht të kualifikuara për finale. Edhe Ukrainë po ashtu shkon drejt në finale për shkak se vitin e kaluar e ka fituar garën.