Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur këngëtaren Dua Lipa këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”.
Ajo është e ftuar speciale për festat e nëntorit, ndërsa po dhuron plot emocion dhe adrenalinë me këngët e saj shesh, të cilat kanë korrur një sukses mbarëbotëror.
Koncerti këtë të hënë nisi me këngëtaren Elvana Gjata, e cila ndezi atmosferën dhe këngën “Kuqezi”, ndërsa pasoi me Dua Lipën.
Mes performancës, e veshur si një zanë përrallash ajo ka realizuar me duar shqiponjën dy krenare, simbolin e fuqishëm shqiptar dhe më pas ka vënë mbi supe flamurin kuq e zi.
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri, ndërsa një ditë më parë ajo mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i vendit, Bajram Begaj.
Ka qenë fillimisht kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ka ndarë pamjet nga koncerti madhështor i Duas.
jo gjithashtu dha një mesazh shumë të rëndësishëm gjithë një konference për shtyp para koncertit.
Ylli ndërkombëtar tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, lidhur me përcaktimet raciste nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ndërsa vuri theksin edhe tek rëndësia e liberalizimit të vizave të Kosovës.
Veç pjesëmarrjes në një ditë të rëndësishme për Shqipërinë, 27-vjeçarja me këtë koncert mbyll edhe turneun në kuadër të albumit të saj “Future Nostalgia”./TCH