Kulturë

“Enigma e Revolucionit” nga Serbia kërkon të vërtetën bashkë me publikun

Enigma e Revolucionit
“Enigma e Revolucionit” nga Beogradi ka ardhur para publikut në Kosovë në kuadër të edicionit të sivjetmë të “FemArtit”, që ka për moto “Nga Evolucioni në Revolucion”

Para se të futet në shfaqje, publiku është pjesë e saj. Në hyrje të sallës i dhurohet një fletë e prerë në formë katrore me rreth të kuq. “Why do birds fly?” (Përse zogjtë fluturojnë?) shkruhet në njërën fletë që e ka gjysma e publikut. Pjesa tjetër përballet me një fjali tjetër: “Të gjithë flasin për motin, por ne jo!”

 

Në frymën e teatrit të angazhuar, “Enigma e Revolucionit” vjen me shumë pyetje e përgjigjen në to e kërkon bashkë me publikun. E kujton njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, revolucionet sovjetike dhe gjermane, por në thelb ka kërkimin e vazhdueshëm të së vërtetës. Që në fillim aktorët bëjnë me dije se ngjarja do të zhvillohet mes kërcënimeve dhe armëve ka ky produksion i teatrit “DAH” të Beogradit ka tjetër synim

Para se të futet në shfaqje, publiku është pjesë e saj. Në hyrje të sallës i dhurohet një fletë e prerë në formë katrore me rreth të kuq. “Why do birds fly?” (Përse zogjtë fluturojnë?) shkruhet në njërën fletë që e ka gjysma e publikut. Pjesa tjetër përballet me një fjali tjetër: “Të gjithë flasin për motin, por ne jo!”

Gjatë shfaqjes këto copëza letre do ta ndajnë publikun në dysh. Por, para kësaj aktorët dalin në skenë të mbështetur për njëri-tjetrin teksa lëvizin në rreth. Në mes ka goxha heshtje. Që në fillim aktorët bëjnë me dije se ngjarja do të zhvillohet mes kërcënimeve dhe armëve. Një karrige rri e varur në skenë. “Enigma e Revolucionit” ka ardhur në Prishtinë në kuadër të festivalit feminist “FemArt”. Shfaqja nën regji të Dijana Millosheviqit, që është prodhim i teatrit “DAH” të Beogradit, e kujton njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, revolucionet sovjetike dhe gjermane. Një grua flokëbardhë çirret mes këpucëve. Është gazetarja Ulrike Marie Meinhof që shpalos historinë e saj në skenë. Thotë se kishte qenë një intelektuale snobe dhe një pacifiste. Ka braktisur punën e gazetares. Kur përmend burrin e fëmijën, në çast i ofrohet arma. Merr pamjen e një gruaje të ftohtë. Më pas thotë se i është bashkuar fraksionit të Ushtrisë së Kuqe.