Kulturë

S’ka “Eurovision” në Ukrainë, Britanisë i kërkohet të bëhet nikoqire

Ukraina fitoi këtë vit në “Eurovision” me “Stefania” të “Kalush Orchestras”, teksa shikuesit u bënë bashkë për ta votuar këtë këngë dhe për t’u solidarizuar me vendin, pas invazionit rus
 

Organizatorët e festivalit evropian të këngës, “Eurovision” kanë vendosur me “keqardhje të thellë” se fituesi nuk do të mund ta organizojë atë, kështu që radha shkon te nënkampioni. Britanisë së Madhe iu ofrua mundësia që të jetë nikoqire e “Eurovisionit” për vitin 2023, pasi që organizatorët e garës erdhën në përfundim se Ukraina nuk ka mundësi që të jetë organizatore, vendim ky që e ka zemëruar qeverinë e vendit, e cila thotë se ende dëshiron të jetë nikoqire e kësaj ngjarjeje.

Ukraina fitoi këtë vit me “Stefania” të “Kalush Orchestras”, teksa shikuesit u bënë bashkë për ta votuar këtë këngë dhe për t’u solidarizuar me vendin pas invazionit rus.