Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Alarmi i radhës për bombë në hapje të “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd

Gjatë hapjes zyrtare të festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, policia ka urdhëruar që të zbrazet Qendra për Dekontaminim Kulturor, pas alarmit për bombë. “Momentalisht, policia është duke kontrolluar dhe na është thënë që për 15 minuta të dalim jashtë”, ka thënë gazetari i KOHË-s, Shaban Maxharraj i cili po e përcjell nga afër festivalin. “Ceremonia u ndërpre nga alarmi. Sapo ka ardhur edhe një grup protestuesish, nja pesë e gjashtë veta, të cilët vetën e quajnë ‘radikalët serbë nga Prishtina”.

{gallery}

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një alarm për bombë – që më pas u konfirmua se është i rrejshëm – u bë edhe të mërkurën pasdite në “NGO Hub” pak para hapjes së ekspozitës fotografike “Gjithë lotët tanë”, që i ka paraprirë hapjes zyrtare të festivalit i cili në kryeqytetin e Serbisë shpalos ngjarje kulturore nga Kosova. Po të mërkurën, Rinisa e Partisë Demokratike të Serbisë, ka protestuar kundër festivalit që sivjet shënon edicionin e nëntë.