Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Personalitetet 2021/ Samir Karahoda: Shembulli i “Pa vend”

Samir Karahoda më shumë dëgjon sesa flet. E rrëfimet i shndërron në skenarë filmash që komunikojnë me botën. Prej pesë festivaleve më të mirë në botë, në tre prej tyre tashmë ka marrë pjesë. “Oscari” i Evropës i shpëtoi nga duart, atij kryesorit iu ndërpre rruga, por “Pa vend” tashmë e ka futur Kosovën në majat e kinematografisë.

Me këtë film u bë shembulli i Kosovës, e me filmin e tij i bëri heronj protagonistët e filmit – Ermegan Kazazin, Jeton Mazrekun e Rifat Rifatin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me qetësi shëtitet nëpër kalldërmët e Prizrenit, herë në këmbë e herë me biçikletë, përshëndet njerëzit të cilët i njeh dhe sa herë që frymëzohet nga ndonjë rrëfim vendor, bën histori me të. E tillë ishte edhe regjisura e filmit “Pa vend”, e cila u bë nismëtare e hovit të sukseseve kinematografike dhe treguese e gjendjes së sportistëve kosovarë. Suksesi i tij për sivjet, siç e ka thënë edhe producenti Eroll Bilibani, do të ishte një vend për sportistët e “Pa vend”.