Kulturë

Shoshi: “Europa Nostra” u instrumentalizua nga Serbia që dëshiron të dialogohet për trashëgiminë kulturore

 

Sali Shoshi, drejtor ekzekutiv i fondacionit kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, ka thënë se organizata e njohur e trashëgimisë kulturore “Europa Nostra” është instrumentalizuar nga Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe, në momentin kur vendosi ta përfshinte Manastirin e Deçanit në mesin e shtatë monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë. Sipas tij, me veprimet e tilla Serbia po mundohet të bëjë që çështja e trashëgimisë kulturore të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Në Express Intervistën në KTV, Shoshi ka thënë se asnjë nga argumentet e publikuara nga “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit nuk qëndrojnë. Ai ka deklaruar se në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë raportime për përpjekje për sulm terrorist nga ISIS-i e as s’ka telashe me rrugën për Plavë.