Për ta zbehur mungesën njëzetvjeçare të kinemasë në qytetin e Ferizajt, dy adhurues të filmit, Besim Ugzmajli e Sovran Nrecaj, e kanë krijuar një mundësi alternative për shfaqjen e projekteve filmike.
Dyshja e ka themeluar kino-klubin “Ismail Rama” dhe planet janë që për çdo fundjavë të transmetohen filma në ekranin e madh që do të vendoset në skenën e teatrit “Adriana”, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmat që do të shfaqen në kinemanë e improvizuar do të komentohen në panelet e diskutimeve, që për temë do t’i kenë fenomenet socio-ekonomike.
filmike që për bazë kanë neo-realizimin italian, ekspansionizmin gjerman, valën e zezë franceze dhe të tjera autoriale do të shfaqen në kino klubin “Ismail Rama”.
Filmat nga kino-klubi “Ismail Rama” do të shfaqen falas për publikun.
Programi i kino-klubit “Ismail Rama” ka nisur me shfaqjen e filmit suedez “Persona”, nën regji të Ingmarn Bergmanit.