Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

24 fotografi të dyerve të qytetit historik

Pas çdo dere, fshihet një botë më vete, një histori, një kujtim, një familje.

Dera është mbrojtëse e botës që përmban, aq sa edhe mikpritëse ndaj botës jashtë saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E intriguar për të hulumtuar rrëfimet pas dyerve të vjetra të Prizrenit, Valtida Shukriu, shkrep fotografi dhe i publikon në profilin e rrjeteve sociale “Prizren Doors and Windos”. Kjo iniciativë e veçantë tash ka marrë formë tjetër, transmeton emisioni Express në KTV.

Njëzetekatër dyer që promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit historik janë përmbledhur në katalogun e botuar nga EC Ma Ndryshe.

Fotografitë e dyerve shoqërohen me nga një historik të shkurtër për to. Secili detaj shpreh në vete diçka të veçantë, për t'i bërë dyert e kësaj periudhe sa unike, aq edhe të ngjashme me njëra-tjetrën.

Dera e familjes Dukagjini, ndodhet në rrugën “Sheshi i Lidhjes” dhe karakterizohet me 52 pulla të vogla të hekurit. Veçanti e saj është gdhendja në formë të luleve në mes të dy kanateve.

Prizreni si qytet i identifikuar me trashëgiminë kulturore, përmes këtij katalogu paraqitet në një rrafsh kulturor, arkitektural e familjar dhe tregohet se si këto elemente ruhen me fanatizëm nga prizrenasit e sotëm.

Pjesë e katalogut “Prizren Doors” është edhe dera e familjes Bajrami që ndodhet në rrugën “Bayrakli”.

Pas derës së familjes Dorambari fshihet rrëfimi i zanafillës së veprimtarive historike.

Fjalorthi i termave të pjesëve më karakteristike të dyerve që janë përmbledhur në katalog, përcjell më së miri frymën e traditës.

Parmaku është rrezja e dorës në formën e diellit e që është e lidhur me kohën e lashtësisë, që nga ilirët të cilët kanë besuar në kultin e diellit.

Parmaku-halla është rrezja e dorës për zilen femërore. Në kohët e vjetra kur dikush trokiste në derë përmes saj, kuptohej që te dera është një grua.