Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” dhe... i shtohen listës së pasurisë shpirtërore për mbrojtje

Tiranë, 6 gusht - Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore jo materiale vendosi shtimin e listës së pasurisë sonë shpirtërore, e cila merret në mbrojtje nga shteti.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën të ditur se listës për t’u mbrojtur nga shteti i janë shtuar “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive”, “Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj, “Kcimi i Logut” etj.” -“Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Margariti shprehet se këto janë të denja për t’u kandiduar edhe si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Sipas saj, tashmë po punohet për plotësimin e dosjeve, në mënyrë që të mund të kapim afatet e kandidimit.

“Populli ynë ka një traditë mjaft të pasur në këngë, valle, doke, zakone, zejtari…, të cilat në epokën e vrullshme të globalizimit dhe teknologjisë rrezikojnë të zhduken. Por pikërisht, këtë të fundit, ne do ta shfrytëzojmë për të ruajtur traditën, ta mbledhim, ta regjistrojmë, digjitalizojmë, ta bëjmë të aksesueshme për studiuesit, por mbi të gjitha, t’ua përcjellim brezave”, deklaron Margariti/ATSH.