Alan Parker, regjisori i mirënjohur britanik i filmave si Fame, Evita dhe Bugsy Malone, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.
Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe la pas vetes bashkëshorten Lisa Moran-Parker, pesë fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 1974 drejtoi filmin The Evacuees, duke fituar një Bafta për regjinë - i pari nga shtatë çmimet që mori nga Akademia britanike.
Në vitin 1984 Bafta e nderoi me çmimin prestigjioz Michael Balcon për kontributin e jashtëzakonshëm në kinemanë britanike.
Megjithatë kurrë nuk u nderua në Oskar, pavarësisht se ishte nominuar dy herë për regjinë më të mirë.
Regjisori i filmit David Puttnam e kujtoi Parkerin si "mikun e tij më të vjetër dhe më të ngushtë".
"Unë gjithmonë isha i frikësuar nga talenti i tij. Jeta ime dhe ajo e shumë të tjerëve që e donin dhe e respektuan, nuk do të jenë më kurrë të njëjta," tha ai.