Kur rrethohet nga audienca, Nora Turato ngrihet në këmbë dhe nis të flasë. Ankohet për shumë gjëra e shpesh hip mbi stol e çirret.
Herë këndon e herë duket sikur vajton. Ecën nëpër sallën e galerisë “LambdaLambdaLambda” në Prishtinë, ku është dhënë performanca e saj të premten mbrëma, e ndodh që t’i drejtohet edhe dikujt nga audienca, shkruan sot Koha Ditore.
Shndërrohet në asi personazhi që bën të duket se gjithë bota i ka faj. Krejt ato që e kanë mbushur në jetën e përditshme i nxjerr jashtë duke u rrëfyer në rreth gjysmë ore. Ashtu siç titullohet performanca “Pissed Walking” (Dehur nga ecja) ajo me këpucë me taka të larta shpesh paraqitet si e dehur.
Por jeta është treguar e vrazhdë me të, përderisa nevoja për t’u rrëfyer vjen si një shpërthim. Artistja kroate që jeton në Holandë ka thënë se nuk ka pasur ndonjë ide fillestare për ta realizuar një performancë të tillë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.