Janë në fillim të karrierës së tyre në fushën e artit pamor, por veprat e tyre orientojnë drejt një rruge premtuese.
Studentët e drejtimeve të ndryshme të artit kanë prezantuar skica, grafika, piktura dhe skulptura në ekspozitën kolektive të titulluar “Vija e gjelbër”.
Veprat e ekspozuara janë realizuar gjatë kohës së përballjes me pandeminë e virusit Covid 19. Prej marsit deri në maj, artistët e rinj kanë mbajtur mësim online me profesorin Eshref Qahili, raporton KOHA.
Studentët flasin për efektin e karantinës në krijimet që i kanë përmbledhur në ekspozitën kolektive.
Ekspozita “Vija e Gjelbër” do të qëndrojë e hapur për dy javë në Galerinë “Qahili”.