Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Sakati nga Inishmani”, premiera e parë në Gjakovë për vitin 2020

Për shkak të pandemisë, një pjesë e procesit të provave e kishin zhvendosur në ambient të hapur.

Duke e respektuar distancën fizike, publiku në numër të kufizuar mund të ndjekë sot premierë shfaqjen “Sakati nga Inishmani”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i shfaqjes është bërë gati që sonte të shfaqë premierën e parë për këtë vit në teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Billy, rolin e të cilin e luan Alban Goranci, është një person me aftësi të kufizuara, i cili është lodhur nga jeta në ishullin irlandez.

Kështu ia mësyn Hollywoodit, duke e lënë prapa vetëm një letër. Për banorët e ishullit, Irlanda nuk duket vend i keq për të jetuar, kur edhe Billy kthehet përsëri nga Hollywoodi, i cili nuk ia plotësoi ëndrrën.

Regjisori Shkëlzen Berisha e ka kontekstualizuar ngjarjen në një vend të izoluar, ku njerëzit komunikojnë me një qasje të ashpër.

Shfaqja e vendosur në një vend të izoluar në vitin 1934, ndërsa aktorët duke i qëndruar besnik tekstit të autorit irlandez komunikojnë me një gjuhë të drejtpërdrejtë.

Kjo shfaqje u vlerësua si një sukses i radhës për teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Shfaqja “Sakati nga Inishmani” do të shfaqet sonte premierë në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.