Amfiteatri i etnokompleksit në Kukaj është një prej vendeve ku këto artiste po shkëmbejnë ide.
Organizata kulturore feministe “Artpolis” për të dytën herë e organizoi kampin e artisteve dhe aktivisteve.
Përmes artit, në kuadër të këtij aktiviteti, u adresuan ide të ndryshme me të cilat gratë krijuese mund t’i kontribuojnë komunitetit.
Pjesëmarrëset e kampit e sfiduan veten në krijime letrare si dhe në improvizimin e shfaqjeve artistike e performancave.
Këtë eksperiencë, artistet e përjetuan si një sesion reflektimi.
Krijimet e realizuara në kuadër të këtij kampi do të bëhen pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve “FemArt”.
-
“EtnoFesti” si akt rezistence në jehonën e thirrjes për identitet
-
“EtnoFesti” i reflektimit mbi rrënjët drejt lirisë
-
“Poezi për fuqi” feston dy dekadat e aktivizmit me art
-
Festivali i arteve dhe kulturës tradicionale edhe këtë vit në fshatin Kukaj
-
Artpolis sjell edicionin e 11-të të Festivalit FemArt nën moton “Kalle Tutën”