Kulturë

"Etno Fest" sivjet vështron kohët përmes figurës së gruas dhe diellit

Pandemia ka bërë që shumë njerëz të ikin nga qyteti dhe të kthehen në shtëpitë e tyre nëpër fshatra.

Festivali i arteve dhe kulturës tradicionale “Etno Fest”, ka nëntë vjet që trajton efektin e shpërnguljes. Popullimi i fshatit Kukaj, midis Prishtinës dhe Gjilanit, është një nga synimet që kishin organizatorët. Sipas tyre, ia kanë dalë. Festivali në edicionin e tij të 10-të, e gjen fshatin që kishte vetëm dy shtëpi me tridhjetë të tilla.