Kulturë

Mureve të zymta, Jeta Kalaveshi u jep “jetë” me artin e saj

Jeta në ngjyrat e piktores Jeta Kalaveshi të shkrira në format dhe vijat e mureve të një zyre, që deri dje ishte e bardhë dhe e zymtë, ka bërë që vendi të frymojë ndryshe...

Arti i realizuar në këtë mural nuk është stili që karakterizon Jetën. Ajo e quan përvojë të veçantë këtë vepër dhe krejtësisht ndryshe edhe nga muralet e tjera që ka realizuar. Kjo sepse është hera e parë që këtë e bëri tërësisht vetë, raporton KOHA.

Por, ndonëse e vetme realizoi muralin, Jeta ishte gjatë tërë kohës nën shoqërinë e Margos, vajzës së saj e cila gjithsesi kontribuoi me forcat e saj.

Jeta beson se kjo periudhë ka shërbyer shumë mirë për secilin artist, meqë kanë pasur më shumë rast ta promovojnë vetën.