Pasuria e gjërave të vjetra interesante të cilat janë vendosur në sallat e Muzeut shtetëror në Cetinë fshehin edhe një ekzemplar të rrallë të armëve, që ka të bëjë me të kaluarën historike të Shqipërisë.
Në mur, në mesin e armëve të llojllojshme, duke filluar nga ato të kohës së gurit e deri te ato më moderne, e kemi gjetur një shpatë, e cila menjëherë na e tërhoqi vëmendjen me pamjen e jashtme të pazakonshme. Shpata është pak më e madhe sesa ajo që është normale, e brishtë nga fundi, me këllëf kadifeje të kuqe, gati e tëra nga bakri, me dorëz shpate, gjithashtu nga bakri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNa ra në sy, sepse shpata të tilla kemi parë vetëm në fotografi, dhe këtë te heronjtë dhe vojvodët serbë nga koha e perandorit Dushan, Knez Lazarit dhe sunduesve të tjerë të vjetër serbë. Shpata është e ngulitur me gozhda në mur, por në tehun, i cili është rreth dhjetë centimetra paksa i nxjerrë nga këllëfi, rreth vetë dorëzës së shpatës, e lexuam mbishkrimin e dallueshëm me shkrim latin: “Kastriotiq Ban“, dhe menjëherë nën të vitin 1457“.
Nga drejtoria e Muzeut mësuam se mendohet që shpata i takon heroit të njohur në historinë e popullit shqiptar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeu. Shpata është gjetur në muzeun e dikurshëm ushtarak në Cetinë, pas bashkimit kur ky Muze u formua edhe me rastin e regjistrimit të gjërave që janë gjetur dhe sipas mbishkrimit në teh u konstatua se kush ishte pronar i kësaj shpate...