Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Rrugëtimi i besës” me tinguj shqip edhe në Austri e Gjermani

Prishtinë, 26 shkurt – Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin skenik AJO, ka bërë një hap përpara në karrierën ndërkombëtare.

Këngëtarja që për muzikën e saj inspirohet nga trashëgimia shqiptare po synon që të fillojë një turne nëpër vende të ndryshme të Evropës, por edhe në SHBA. Austria dhe Gjermani janë destinacionet e para. Në këto dy shtete do të shpalosë elementet e muzikës tradicionale në një ambient të jazzit. Këngëtares, rrugën për të bërë diçka të tillë ia ka hapur koncerti i së premtes, në “Rich Mix”, një nga qendrat më unike dhe më dinamike të artit në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë koncert Robelli-Mripa ka prezantuar copëza të traditës shqiptare. Këtë e ka bërë duke interpretuar këngë nga EP-ja “Besa” dhe këngë të tjera të riaranzhuara. “Burrnesha”, “Kënga e Qamiles”, “Baresha”, “Ajo”, “Zogo”, “Zare”, “Nëna”, “Besa”, “Lule Lule” dhe e “E dehur jam”, janë disa prej këngëve që ka dëgjuar publiku londinez. Një program i ngjashëm do të dëgjohet edhe në dy metropolet e mëdha evropiane, në Vjenë më 24 prill dhe në Köln më 25 prill. Ka dy vjet që është duke punuar në projektin “The Besa Journey” (Rrugëtimi i besës) me të cilin synon të prezantojë kulturën e vendlindjes së saj përmes këngëve.

Robelli-Mripa ka thënë se projekti është i tillë që publikut ia mundëson të përjetojë muzikën dhe e dërgon në një rrugëtim nëpër traditën shqiptare.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)