Showbiz

Rikthehet Vjollca Robelli si “AJO”, promovon albumin e ri “Besa”

Lumbardhi ka kënaqësinë të prezantojë debutimin e muzikantes Vjollca Robelli me emrin e saj të ri skenik ‘AJO’ ku do të promovojë EP- albumin e saj të ri “Besa” të Premten me 13 Shtator duke filluar nga ora 21:00.

Muzikantja Vjollca Robelli bën një rikthim triumfues me një emër të ri skenik - AJO me një material të ri muzikor. Me një kolektiv muzikantësh të njohur nga vende të ndryshme të Evropës, AJO vjen me veprën e saj të parë pas 17 viteve “Besa” e lansuar në Korrik të këtij viti, këngë nga EP-albumi i ri i cili do të promovohet te Lumbardhi së bashku me 9 këngë të tjera. Muzika emocionuese dhe evokuese e AJO ndan frymëzimin e saj me trashëgiminë muzikore të kultures se saj.

Për EP-në e saj të re, AJO ka bashkëpunuar me muzikantë profesionistë, përfshirë Aram Zarikian, Danny Rico, William Collier, Alessio Marsio, dhe Xhemil Gjini.

AJO është kantautore me bazë në Londër. Si shqiptare nga Kosova, rrënjët e saj janë ngulitur thellë në muzikën dhe performancat e saj. Ajo merr frymëzim nga trashëgimia e saj shqiptare, duke e ngritur zanatin dhe emocionin e muzikës tradicionale popullore në një territor inovativ, të futur në xhaz.

Në 2002, AJO për herë të parë u paraqit në Kosovë dhe Shqipëri me lansimin e kënges “Ajo” nën emrin e saj të vërtetë Vjollca Robelli. Kënga i ishte dedikuar ndërgjegjësimit ndaj pandemisë së AIDS e cilakryesoi top listat në shumë TV dhe radio stacione, u rendit e dyta në rajonalen ‘BBC Top of the Pops’, fitoi ‘Video Best Rock’ në Videofest dhe Vjollca u emërua si Ambasadore e Muzikës Rinore po atë vit. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, kënga ruan popullaritetin e saj, gjë që bëri që Vjollca të adoptojë emrin skenik AJO.

Vjollca u transferua në Londër në 2004 për të studiuar vokalin, muzikën dhe menaxhimin e mediave.

{gallery}