Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

AJO konfirmon datën e publikimit të albumit, e promovon me dy koncerte

Këngëtarja Vjollca Robelli e njohur si AJO ka konfirmuar se më 12 shtator do ta publikojë EP-albumin e saj më të ri “Besa”.

E promovimin e tij do ta bëjë me dy koncerte të njëpasnjëshme në Prizren e Prishtinë, transmeton Koha.net.

Image

“E lumtur të ju njoftoj se EP albumin tim mund ta dëgjoni në të gjitha platformat digjitale nga data 12 shtator 2019. Kjo EP ka 6 këngë të cilat do të mund t’i dëgjoni online në Spotify, iTunes, Apple store dhe dyqane tjera online”, ka shkruar AJO në Facebook.

Derisa më 13 shtator do të promovojë albumin në Kino Lumbardhi në Prizren nga ora 21:00.

Kurse në Prishtinë do të mbajë koncert në Kino Armatë më 14 shtator nga ora 20:00.