“The Gentlemen” bashkon burrat qesharakë e të shthurur

“The Gentlemen” bashkon burrat qesharakë e të shthurur

Manohla Dargis 02 February 2020 17:15

“The Gentlemen”, filmi më i fundit i regjisorit ngacmues britanik, Guy Ritchie, ju jep pikërisht atë që mund ta prisni prej një filmi të tij që nuk kontrollohet prej shijes së studiove filmike (dhe rejtingjeve) apo kurtheve të joshjes nga paraja e majme hollywoodiane.

Është fjalëshumë dhe gjarpërues, si zakonisht, ama po aq edhe skajshmërisht i dhunshëm dhe djallëzisht – apo vetëm ashpërsisht – ofendues. Po ashtu, si zakonisht, është përplot me aktorë me nam që duket se kalojnë kohë të mirë. Siç rëndom është rasti me Guy Ritchien, burrat janë dukshëm më të numërt se gratë, e këtu me proporcionin gjashtë me një.

Aktorët janë zbukuruar përbrenda kuintave të studios dhe nganjëherë edhe janë zgjatur në mënyrë pompoze përmes veshjeve, produkteve të flokëve dhe syzeve glamuroze, transmeton Koha Ditore.

Hugh Grant bart syze (dhe një mjekër me majuc), sikurse Charlie Hunnami, Jeremy Strongu dhe Colin Farrelli.

Të gjithë portretizojnë personazhe disi qesharake e të shthurura dhe janë përgjithësisht të këndshëm për t’i shikuar. Kjo gjë vlen veçanërisht për Grantin dhe Farrellin, rolet, performancat dhe veshjet e të cilëve duken si të dizajnuara për t’i zhdukur personazhet e tyre kryesuese.

Henry Golding, personazhi kryesor romantik në hitin “Crazy Rich Asians”, nuk e prish personalitetin e tij, vetëm se i afrohet mendjemprehtësisht kësaj pike.

Disa prej veshjeve të Farrellit – tutat vezulluese – janë të bukura deri në absurditet, sikurse vetë performanca e tij.

Karakteri i tij është sa i butë aq edhe i ashpër, i pëlqejnë kapelat dhe aksesorët shoqërues. Në njërën prej skenave, “burrat e këqij” e sulmojnë një fermë ilegale kanabisi në pronësi të një bosi të drogës, rolin e të cilit e portretizon Matthew McConaughey; krejt ngjarja xhirohet dhe pamjet shndërrohen në një lloj videospoti zbavitës muzikor, pasi që të plasohet në internet. Dhe xhirimi mbledh shumë shikime. Krejt ky zhvillim e shpërfaq një tjetër moment tipik të vetëreflektimit kinematografik të Richies, pak a shumë sikurse rrëfimi i pafrymë që tregohet prej karakterit të Grantit dhe që në fund shpien në pamjen qesharake të logos së “Miramaxit”.

Rrëfimi, për pak kohë, përqendrohet te bosi i McCounaugheyit, amerikani që ndërton një perandori të tërë ilegale luksi prej drogës dhe që është duke menduar tani që t’i lërë të gjitha. Bashkëshortja e tij, e portretizuar prej Michelle Dockeryt, ka një bazë të përbërë kryesisht nga gratë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme