Kulturë

“Efekti Ferrante”: Gratë shkrimtare po fitojnë vëmendje të jashtëzakonshme

 

"Miku im brilant" dhe libra të tjerë më të shitur të shkrimtares Elena Ferrante janë frymëzim i romansiereve gra, të cilat janë duke e shkundur establishmentin letrar të mbizotëruar nga burrat e vendit.

Në Itali, proza letrare është konsideruar prej kohësh si arenë burrash. Botuesit, kritikët dhe komisionet e çmimeve letrare kanë hequr dorë nga librat e grave me arsyetimin se janë letërsi për gra apo libra që lexohen në plazh. Ata madje talleshin me Elena Ferrante, por romanet e saj u shndërruan në një sensacion ndërkombëtar, duke shitur mbi 11 milion kopje, si dhe frymëzuar seri të vlerësuara të HBO-s. Reputacioni i saj u rrit duke u bërë romansierja më e suksesshme italiane ndër vite.