Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, nxiri edhe reagimin artistik të piktores Emiranda Beka.
Ajo ka marrë iniciativë që të gjitha të ardhurat nga pikturat e shitura gjatë kësaj kohe, t’i dedikojë për familjet e prekura nga tërmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPikturat e Bekës janë kombinim mes ndjenjave të artistes dhe realitetit, raporton “Express” i KTV-së.
Një pikturë, ajo ia ka dedikuar edhe lidhjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë periudhës së kësaj fatkeqësie natyrore.
Vitin tjetër, piktorja planifikon të hapë një ekspozitë personale, një pjesë e së cilës do t’i kushtohet tërmetit në Shqipëri.
Emiranda Beka, para dy vitesh, u prezantua para audiencës me ekspozitë personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”.