Fotografi e objekte unike nga jeta dhe përditshmëria e koreanëve të veriut në të gjithë hapat e jetës, janë shpalosur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Realitete të Koresë Veriore janë pjesë e instalacionit fotografik “Gardianët e parajsës, zemrat dhe mendjet në Korenë e Veriut” të regjisorit norvegjez Morten Traavik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspozita është realizuar në formën e një përjetimi të veçantë për vizitorin, duke i lënë mbresa të freskëta e nganjëherë të papritura nga ajo çka fshihet pas fasadës së kontrolluar të një prej vendeve më të mbyllura në botë.
Përveç hapjes së ekspozitës, u shfaq edhe një film dokumentar i titulluar “Lufta e Artit”.
Për një dekadë, kompania kinematografike norvegjeze e regjisorit Moten Traavik, kanë realizuar projekte të reja dhe inovative brenda Koresë së Veriut.
Regjisori norvegjez tha se ideja e ekspozitës, është të shpërfaqë dromca të jetës nga një vend i largët siç është Koreja.
“E gjithë ideja e ekspozitës është të shfaq disa copëza të jetës në një shtet shumë të largët. Gjithashtu dhe ky version i ekspozitës është i projektuar posaçërisht për Kosovën. Të shohin gjëra me kuptimësi tjetër dhe ta përjetojnë në mënyrën e tyre”, ka thënë Traavik.
Ekspozita “Gardianët e Parajsës” do të qëndrojë e hapur deri më 11 nëntor.