Rama: Më vjen të vjell nga Nobeli për Handken Foto: Reuters

Rama: Më vjen të vjell nga Nobeli për Handken

10 October 2019 20:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se paturpësia po bëhet normale në botë, duke reaguar për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi për austriakun Peter Handke.

Rama ka thënë se i vjen për të vjellë nga vendimi për vlerësimin e Handkes që njihet si përkrahës i madh i Sllobodan Millosheviqit dhe mohues i gjenocidit në Ballkan.

“Kurrë s’kam menduar se do të ndihem sikur më vjen të vjell për shkak të çmimeve Nobel, por për shkak se paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku po jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga autoriteti si Akademia Nobel, turpi po vuloset si vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq indiferentë ndaj racizmit e gjenocidit!” ka shkruar ai në Twitter.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Veton11/10/2019 14:01

Sa dyftyrsh i papam esht ky Rama, Ne drek me Vucicin i cilli ka qene zedhensi i Milloshevicit e ne Dark kommentiert Peter Hanken.

Agim krasniqi11/10/2019 14:02

Rama ka shku te festoj badhke me Vuqicin cmimin nobel te serbo-sllovenit fashist PHandke.

Shto koment

Të ngjashme