Në rrjetet sociale tashmë ka nisur një peticion për revokimin e çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke.
Në këtë peticion, theksohet se Handke ishte përkrahës i “kasapit të Ballkanit” Slobodan Millosheviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte mbështetës ndaj personit që ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhjetëra mijëra grave dhe burrave të dhunuar. Një person që mbron një përbindësh të tillë nuk meriton një njohje më të thjeshtë letrare, e lëre më një çmim Nobel”, thuhet ndër tjera në peticion.
Lexo edhe: ASHAK-u i kërkon Akademisë Suedeze të anulojë Nobelin për Handken
Sot gjatë ditës pati reagime të shumta ndaj ndarjes së këtij çmimi për Handke.
Handke njihej si përkrahës i Sllobodan Millosheviqit dhe si person që haptas kishte mohuar masakrat në Ballkan.
Lexo edhe: Reagimet pasi përkrahësi i Millosheviqit mori Nobelin për Letërsi