Kulturë

Shqiptarët e shpërndarë, pasojë e pushtimit osman

Pasojat e pushtimit osman te shqiptarët ndihen edhe sot. E zanafilla e tyre, u trajtua nëpërmjet një rrugëtimi nëpër histori.

Lufta e Parë Ballkanike e pasojat e saj për shqiptarët, trojet shqiptare në prag të pushtimit osman - qenë disa nga temat që u trajtuan nga studiuesit e historisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

U shpalosën në kuadër të sesionit të historisë, në ditën e tretë e përmbyllëse të “Javës së albanologjisë”, që u zhvillua rreth temës “Trojet iliro - shqiptare dhe lëvizjet e popullsisë”.

“Qëndresa e popullit shqiptar nuk u ndërpre asnjëherë, por u desh të kalonin rreth pesë shekuj nga koha kur ndodhi shkatërrimi i formacioneve të pavarura shtetërore shqiptare, që ishin në embrion, në prag të pushtimit osman, që të lindte një gjysmështet shqiptar, më 28 nëntor 1912. U deshën edhe 96 vite të tjera të lindë shteti i dytë shqiptar i Kosovës. Por jo vetëm kaq: edhe sot, më 2017, qindra e mijëra shqiptarë i vuajnë pasojat e pushtimit osman”, ka qenë njëri prej konstatimeve që ka bërë Lulëzim Lajçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.