Kori Siparantum i Pejës përfaqëson Kosovën në Belgjikë

Kori Siparantum i Pejës përfaqëson Kosovën në Belgjikë

16 September 2019 13:47

Siparantum Choir është selektuar për herë të parë në garat ndërkombëtare të koreve evropiane The 15th edition of the biennial International Choir Contest Flanders, që organizohet nga VZW International Choir Contest Flanders në Belgjikë. Duke e marrë parasysh rëndësinë e këtij festivali prestigjioz dhe përzgjedhjen e shtetit tonë në mesin e shumë shteteve nga mbarë Evropa, të cilët kanë traditë korale qindra vjeçare, Kosova mirëpret ftesën për të qenë për here të parë pjesë e këtij festivali8.

“Në këtë festival garues ne paraqitemi me shumë shtete të përzgjedhura si Belgjika, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria etj. Kori Siparantum do të paraqitet në kategorinë e koreve miks me program të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë. Siparantum në programin e vet paraqitet në festival po ashtu me veprën e kompozitorit të njohur flaman Jan Van Der Roost, i cili sot konsiderohet njëri prej më të rëndësishëm në skenën muzikore (vepër premiere e shkruar për festivalin)”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Festivalit do t’i paraprijë hapja me ansamblin e njohur vokal në botë “The Kings Singers”.

Këtë vit festivali mbahet në qendrën kulturore C-Mine nga data 4-6 tetor në Genk, lokacion i përsosur për akustikën korale.

“Jemi në vazhdën e punës intensive me koristët. Sigurisht ky është programi më i vështirë me të cilin në jemi ballafaquar ndonjëherë. Të gjithë e kemi motivimin e përfaqësimit të shtetit. Selektimi ynë në këtë festival është sukses, prandaj do të bëjmë më të mirën e mundshme për një prezantim dinjitoz. Dua t’i ftoj të gjithë shqiptarët në që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë, të vijnë dhe të na përcjellin nga afër”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit

https://www.koorenstem.be/en/project/international-choir-contest-flanders-2019

Ndërsa më datën 7 tetor në orën 20:00 në Bruksel, Siparantum Choir paraqitet me koncertin e radhës, që organizohet nga Les Grandes Heures de la Cambre. Koncerti do të mbahet në Church of the Abbey of Notre Dame de la Cambre at Brussel. Në këtë koncert kori Siparantum paraqitet me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë Bennet, Josquin Des Prez, Rheinberger, Whitacre, Gjeilo etj. dhe kompozitorë të njohur shqiptarë, Kasapolli, Rudi, Kelmendi etj.

http://lesgrandesheures.be/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme