Pavarësisht se iu ndaluan punimet në Kalanë e Artanës në Novobërdë, kompania e Beogradit “KOTO” ka vazhduar shembjen edhe këto ditë.
Në adresë të portalit Koha.net ka ardhur një video nga një person, që ka dashur të mbetet anonim, dhe ka treguar se aty u punua edhe dje edhe sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës.
Ministria e Kulturës, edhe më herët kishte thënë se përgjegjësinë për këtë shembje e ka kompania nga Beogradi “Koto” e kontraktuar nga UNESCO.
Kujtojmë se ende s’janë bërë 3 vjet që kur është bërë restaurimi i Kalasë dhe muret kanë filluar të shemben.
Koha.net ka mësuar para pak çastesh se kompanisë i janë ndërprerë punimet.