Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shteti edhe sivjet dështon në mbrojtjen e përhershme të monumenteve

Foto: Driton Paçarada / KD

Janë 1 595 asete të trashëgimisë kulturore të cilave shteti do t’ua zgjasë edhe për një vit mbrojtjen e përkohshme. As sivjet, asnjë monument nuk do t’i shtohet a hiqet Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojte të përhershme, e cila mbetet me 23 monumente prejse u shpall më 2016, e për të cilën u prit 17 vite.

Në ditën e 10-të të tetorit, ministri në detyrë i Kulturës, Kujtim Gashi, do t’ia zgjasë afatin edhe për një vit Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithëse mundësia ligjore për vazhdimin e afatit të kësaj Liste për monumentet e njëjta është e kontestuar, MKRS-ja këtë do ta bëjë për herë të tetë, përndryshe nuk do të ketë mbrojtje formale për trashëgiminë kulturore.

Puna e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore është paralizuar qysh nga korriku i vitit të kaluar, kur anëtarëve të këtij organi u ka skaduar mandati trevjeçar. Sipas Ligjit për trashëgimi kulturore, ky organ vlerëson nëse një monument duhet të gëzojë mbrojte të përhershme.

Realisht KKTK-ja qysh prej themelimit, më 2009, nuk kishte përbërje të plotë deri në vitin 2015. E në korrik të vitit 2015 ishin emëruar shtatë anëtarët e këtij organi në kuadër të fushatës së Kosovës për t’u pranuar në UNESCO. Për tre vjet punë anëtarët krejt çfarë kishin bërë ishte vendimi për shpalljen e 23 aseteve të trashëgimisë kulturore nën mbrojte të përhershme.

Samir Hoxha, këshilltar i lartë i ministrit të Kulturës në detyrë, Kujtim Gashi, ka thënë se do të respektojnë afatin ligjor për ripërtëritjen e Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme...(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")