Kulturë

Pogrami i Lumbardhit në shtator

Lumbardhi ka prezantuar programin e shtatorit, i cili përfshin një kombinim të pasur të performancave, programit të filmit dhe shfaqjeve të veprave të video-artit në sallën e kinemasë.

Programi fillon të dielën, më 1 shtator, me performancën e bendit indian “Tapi Project”, pasuar nga programi i filmit “Retrospektiva e Wim Wenders”, lansimi i projektit më të ri muzikor nga AJO dhe seria e shfaqjeve të video-artit të komisionuar Protocinema “Of Our Own Making” e cila do të organizohet në natën e 14 shtatorit në kuadër të Nuit Blanche te Lumbardhi.

Programi i shtatorit i paraprin rijetësimit të Kino Bahçes dhe ciklit dimëror të programit të rregullt te Lumbardhi, i cili fillon më 1 nëntor 2019.

Programi i shtatorit është ky:

1 Shtator, e Diel, 21:00

Performancë: Tapi Project

6 Shtator, e Premte, 20:00 - 29 Shtator, e Diel, 20:00

Programi i filmit: “Retrospektiva e Wim Wenders”

13 Shtator, e Premte, 21:00

AJO, lansim i albumit

14 Shtator, e Shtunë 20:00 - 07:00

Protocinema prezanton: “Of Our Own Making”

Image