Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të detyrave programore të tij, në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, ka realizuar projektin e evidentimit të vlerave natyrore në këtë komunë.
Gjatë këtij hulumtimi janë evidentuar disa zona me vlera natyrore, të karakterit botanik, hidrologjik dhe speleologjike, që dallohen me karakteristika të veçanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlerat e identifikuara që kanë plotësuar kriteret për tu marrë në mbrojtjen ligjore janë:
Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bare;
Shpellat e Kaçandollit në fshatin Kaçandoll;
Burimi i ujit mineral në fshatin Mazhiq;
Ujëvara e trapçalive në fshatin Melenicë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) me Burimin e ujit nën rrënjë, në fshatin Ovçar;
Kroni i Akullit në fshatin Rahovë;
Ahishtat e Llomovës në fshatin Selac;
Trungjet e Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë;
Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Zabërgjë;
Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë.